Salmoni i Detit të Zi eksportohet më shumë në Rusi
Në 10 muaj e parë të vitit nga Deti i Zi janë eksportuar 5 mijë e 958 tonë salmon i këtij rajoni dhe janë përfituar 26 milionë e 752 mijë dollarë të ardhura.

Salmoni i Detit të Zi, me në krye Rusinë eksportohet në 8 vende.
Në 10 muaj e parë të vitit nga Deti i Zi janë eksportuar 5 mijë e 958 tonë salmon i këtij rajoni. Nga eksporti në fjalë janë përfituar 26 milionë e 752 mijë dollarë të ardhura.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar përsëri nga ky rajon ishin përfituar 18 milionë e 799 mijë dollarë të ardhura nga eksporti i 3 mijë e 147 ton salmoni të Detit të Zi.
Federata Ruse, Vietnami dhe Gjeorgjia ishin vendet që eksportuan më shumë salmon të Detit të Zi.
Kryetari i Komitetit të Sektorit të Produkteve Ujore të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB), Ismail Kobya tha se Federata e Rusisë është një treg i rëndësishëm në eksportin e salmonit të rajonit.
"Në këtë periudhë, ndryshe nga viti i kaluar, salmoni i Detit të Zi u eksportua edhe në Poloni, Francë, Holandë dhe Bjellorusi. Interesi për produktet turke të ujit po rritet dita ditës", tha Kobya.