Gjatë 10 muajve të vitit Turqinë e vizituan mbi 13 milionë turistë

Deri në nëntor të këtij viti Turqinë e vizituan 13 milionë e 652 mijë e 641 turistë.

1532679
Gjatë 10 muajve të vitit Turqinë e vizituan mbi 13 milionë turistë

Deri në nëntor të këtij viti Turqinë e vizituan 13 milionë e 652 mijë e 641 turistë.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në Turqi erdhën 11 milionë e 200 mijë e 892 vizitorë të huaj.

Me shtimin e 2 milionë e 451 mijë e 749 qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që erdhën në Turqi gjatë periudhës janar-shtator, numri i vizitorëve në 10 muajt e këtij viti arriti në 13 milionë e 652 mijë e 641.

Vendi që dërgoi më shumë vizitorë në Turqi gjatë periudhës në fjalë është Federata Ruse me 1 milion e 911 mijë e 264 turistë.

Gjatë të njëjtës periudhë, 1 milion e 37 mijë e 293 vizitorë erdhën nga Gjermania dhe 997.470 nga Bullgaria.

Në renditjen e vendeve që dërguan më shumë vizitorë Bullgaria pasohet nga Ukraina dhe Britania.

 


Lajme të ngjashme