Qendra e turizmit dimëror, Uludag është gati për sezonin e ri turistik

Në 15 dhjetor planifikohet të çelet sezoni i ri në Uludag të Bursas, që zë vend ndër qendrat më të rëndësishme dimërore të Turqisë  dhe çdo vit mirëpret me mijëra turistë vendas dhe të huaj.

1531463

Në Uludag, që ka një kapacitet shtretërish prej afërsisht 5.500 në 17 hotele në zonën e parë dhe të dytë të banimit, hotelet dhe bizneset kanë përfunduar përgatitjet e tyre disa ditë para fillimit të sezonit të ri.

Në këtë qendër dimërore me 20 pista skish që variojnë nga 300 deri në 1 mijë e 980 metra të gjata, pritet që edhe me ndikimin e koronavirusit të ti (Covid-19) të ketë një interes të madh nga turistët vendas.

Kryetari i Bordit që përfaqëson rajonin e Marmarasë së Jugut të Shoqatës së Agjencive të Udhëtimeve të Turqisë (TURSAB), Murat Saraçoglu tha se në Uludag janë marrë të gjitha masat e nevojshme kundër koronavirusit, hotelet kanë marrë “Certifikatën e Turizmit të sigurt” dhe janë gati për fillimin e sezonit.

Ai nënvizoi se këtë vit, duke ndriçuar një prej pistave, do të ofrojnë shërbim për ski edhe gjatë natës.

Harbi Turk, Drejtori i parazyrës së një hoteli tha se kanë shumë shpresa nga sezoni dhe deri më tani shitjet kanë arritur në 40-50%.  

Ai bëri të ditur se me reshjet e dëborës dhe deri në vitin e ri shfrytëzimi i kapacitetit do të arrijnë në 90% dhe shtoi: “Këtë vit vëmë re një rritje veçanërisht të mysafirëve rusë”.

Lajme të ngjashme