Brexit bllokohet për shkak të infektimit me Covid-19 të një negociatori të BE-së

Negociatat për një marrëveshje tregtare pas Brexit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian janë ndërprerë pasi një negociator i BE-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus, tha të enjten kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier.

1531166
Brexit bllokohet për shkak të infektimit me Covid-19 të një negociatori të BE-së

“Një nga negociatorët e ekipit tim doli pozitiv me COVID-19. Me [negociatorin e Mbretërisë së Bashkuar] David Frost ne kemi vendosur të pezullojmë negociatat në nivelin tonë për një periudhë të shkurtër”,- shkroi Barnier në «Twitter».

"Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me udhëzimet," shtoi ai.

Pauza erdhi në një kohë kur të dy palët po bënin presion për një marrëveshje sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që të lejonte kohë të mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së mundshme.

Negociatori britanik David Frost iu përgjigj njoftimit të Barnier dhe shkroi në «Twitter» se ai ishte në kontakt të ngushtë me të për situatën.

“Parësore është shëndeti i ekipeve tona. Unë do të doja të falënderoja Komisionin Evropian për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të menjëhershme”,- tha Frost përmes medias sociale.

Negociatorët nuk bënë të ditur se kur do të rinisnin bisedimet ose cilët anëtarë të të dy ekipeve do të veçoheshin, por presioni po rritet për të arritur një marrëveshje reale divorci ndërsa periudha e tranzicionit po mbyllet.

Një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ajo të mund të ratifikohet dhe të jetë gati para se të përfundojë periudha e tranzicionit Brexit në fund të vitit.

Të drejtat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, rregullat e konkurrencës pas Brexit dhe detajet e zbatimit të marrëveshjes kanë qenë pikat më të nxehta të negociatave.

Votuesit britanikë vendosën të largohen nga BE-ja në një referendum 2016, duke i dhënë fund bashkëudhëtimit më shumë se 40-vjeçar me bllokun evropian.



Lajme të ngjashme