«Turkish Cargo» transporton në botë vaksinat antiCovid

«Turkish Cargo», marka e ngarkesave të kompanisë «Turkish Airlines», vazhdon të transportojë në vende të ndryshme të botës vaksinat e koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) nëpërmjet urës së transportit ajror që ajo ka krijuar ndërmjet kontinenteve.

1530681
«Turkish Cargo» transporton në botë vaksinat antiCovid

«Turkish Cargo», me seli në Stamboll dhe që i ofron shërbimet e saj në 127 vende të botës, vaksinat antiCovid të prodhuara në Kinë i ka bartur në Brazil duke përshkuar një distancë fluturimi rreth 17.000 km.

Vaksinat ishin ngarkuar brenda shtatë kontejnerëve të pajisur me sisteme të posaçme ftohëse dhe u transportuan të sigurta nga Pekini në Sao-Paulo me një fluturim transit në Stamboll, njoftoi kompania të enjten.

Duke transportuar ilaçe në destinacionet kryesore dhe të certifikuara si: Mumbai (Bombei), Bruksel, Stamboll, Singapor, Dubai, Bazel, Londër dhe Amsterdam, firma «Turkish Cargo» ka krijuar një korridor farmaceutik global midis më shumë se 400 destinacioneve. Firma vazhdon të jetë e vendosur për të transportuar në të gjithë botën vaksinat antiCovid, që janë prodhuar ose janë në fazën e prodhimit.

Transportuesi ajror mban certifikatën e farmacisë së Qendrës së Ekselencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) për Vlerësuesit e Pavarur. [Center of Excellence for Independent Validators]

«Turkish Cargo» zotëron zinxhirin e ftohjes në kushtet optimale falë produktit "TK Pharma", i cili është prodhuar për bartjen e produkteve farmaceutike në standardet globale.

Gjatë pandemisë marka turke [«Turkish Cargo»] ka realizuar me sukses operacione të shumta furnizuese me ilaçe në të katër anët e botës dhe në periudhën janar-shtator kompania ka bartur më shumë se 40.000 tonë ilaçe, produkte dhe pajisje e aparatura mjekësore dhe në këtë periudhë ajo ka shënuar një rritje mbi 50% në transportin e dërgesave farmaceutike, thuhet në vijim të komunikatës së kompanisë.

 


Lajme të ngjashme