Autoriteti Rregullator Bërthamor lejon ndërtimin e njësisë së 3-të të energjisë në Akkuyu

Autoriteti Rregullator Bërthamor lëshon licencën për ndërtimin e njësisë së tretë të energjisë në termocentralin bërthamor Akkuyu.

1530589
Autoriteti Rregullator Bërthamor lejon ndërtimin e njësisë së 3-të të energjisë në Akkuyu

Autoriteti Rregullator Bërthamor lëshon licencën për ndërtimin e njësisë së tretë të energjisë në termocentralin bërthamor Akkuyu.

Bëhet e ditur se është marrë licenca për ndërtimin e njësisë së tretë të energjisë në projektin e parë të termocentralit bërthamor të Turqisë Akkuyu.

Sipas zyrtarëve të termocentralit bërthamor Akkuyu, Autoriteti Rregullator Bërthamor (NDK), i cili shqyrtoi aplikimin e kompanisë më 28 mars 2019, më 13 nëntor miratoi licencën e ndërtimit të njësisë së tretë të energjisë.

Njësia e tretë e energjisë, e cila mori një leje të kufizuar pune më 23 korrik, me miratimin e lejes së ndërtimit do të jetë në gjendje të fillojë me punime për ndërtimin e të gjitha strukturave të sigurisë bërthamore, të tilla si ndërtesat e reaktorit dhe turbinave, dhe instalimin e sistemeve dhe pajisjeve të lidhura me sigurinë bërthamore.

Në projekt, ku janë marrë licencat kryesore dhe lejet e nevojshme siç janë Raporti i Vlerësimit të Ndikimit të Mjedisit, leja për prodhimin e energjisë elektrike, licencat e ndërtimit të njësive të energjisë së parë, të dytë dhe të tretë dhe leja e përkohshme e operimit të Terminalit të Transportit Lindor, është aplikuar edhe për licencën e ndërtimit e njësisë së katërt të energjisë më 12 maj, ndërsa procesi i shqyrtimit nga Autoriteti Rregullator Bërthamor (NDK) po vazhdon.



Lajme të ngjashme