SHBA – Fed: Ndërsa COVID-19 përhapet, muajt e ardhshëm mund të jenë sfidues

Jerome Powell, president i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Fed), deklaroi të enjten vonë se rritja e shënuar në rastet me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) përbën rrezik për rimëkëmbjen ekonomike.

1527295
SHBA – Fed: Ndërsa COVID-19 përhapet, muajt e ardhshëm mund të jenë sfidues

Ky vlerësim i kreut të Fed-it, e njohur ndryshe edhe si Banka Qendrore e SHBA-së, erdhi gjatë një fjalimi drejtuar Forumit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për Sistemin Bankar Qendror, ku ai mori pjesë me videokonferencë.

Duke shpalosur një qasje të kujdesshme lidhur me zhvillimet në studimet për vaksinën kundër sëmundjes së shkaktuar koronavirusi i ri, Powell tha se është “ende shumë herët” për të vlerësuar rezultatet e përparimit të siguruar në këtë drejtim.

Ai paralajmëroi se rritja e shënuar në rastet me COVID-19 mund të dobësojnë rimëkëmbjen ekonomike të kohëve të fundit.

“Ndërsa virusi përhapet, muajt e ardhshëm mund të jenë sfidues”, vlerësoi Jerome Powel mes të tjerash.



Lajme të ngjashme