“Turkish Cargo” zgjidhet marka më e mirë ajrore në Evropë

“Turkish Cargo”, marka e transportit ajror të ngarkesave (cargo) të “Turkish Airlines” është zgjedhur në "Air Cargo News Awards 2020"si  marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës.

1520420
“Turkish Cargo” zgjidhet marka më e mirë ajrore në Evropë

Turkish Cargo, marka e transportit ajror të ngarkesave (cargo) të Turkish Airlines është zgjedhur në "Air Cargo News Awards 2020" marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës dhe fitoi çmimin "Best Cargo Airline–Europe".

Në një deklaratë nga Zyra për media e Turkish Airlines (THY), në ceremoninë e çmimit, i cili për shkak të pandemisë u mbajt për herë të parë në platformën digjitale (online), thuhet se për fituesit u ndanë çmimet e dhëna në 12 kategori.

Fituesit u përcaktuan si rezultat i votimit nga ekspertë të zinxhirit furnizues duke marrë në konsideratë kritere si: cilësia, inovacioni, efikasiteti, shpejtësia dhe vizioni.

Kryetari i Bordit drejtues dhe Komitetit Ekzekutiv të THY, M. İlker Aycı lidhur me këtë deklaroi: "Marka jonë Turkish Cargo, e cila është fituese e çmimit marka më e mirë e ngarkesave ajrore të Evropës vazhdon të bëjë krenar vendin tonë duke siguruar një sukses të vazhdueshëm me operacionet e saj të ngarkesave (cargo) ajrore që ajo kryen në të katër anët e botës. Pavarësisht krizave në botë Turkish Cargo e vazhdon suksesin edhe në kohën e vështirë të pandemisë duke prodhuar zgjidhje më efektive me qasjet e reja inovative dhe teknologjitë e reja që ajo përdor dhe zhvillon".

"Një nga shembujt më të rëndësishëm të këtyre qasjeve do të jetë SmartIST në Aeroportin e Stambollit, që është një prej komplekseve më të mëdha dhe më moderne të ngarkesave ajrore të botës, ku do të përdoren teknologji të tilla si: dronët, automatizimi dhe optimizimi robotik. Me punimet e tenkologjisë së mençur dhe digjitalizimit që ka kryer marka jonë do të shënojë edhe shumë suksese të tjera. E përgëzoj markën tonë flamurtare të ngarkesave ajrore dhe të gjithë punonjësit tanë që kanë dhënë kontributin e tyre", tha Aycı.

Turkish Cargo, marka e transportit ajror të ngarkesave që është rritur me shpejtësi, ka vazhduar pa ndërprerje operacionet e transportit ajror të ngarkesave edhe gjatë periudhës së pandemisë globale. Ajo ka transportuar në të gjithë botën ushqime, produkte të ndihmës, ilaçe dhe pajisje mjekësore. Turkish Cargo ka vazhduar punimet e saj me përkushtim 24 orë në 7 ditë të javës me qëllim që të mos shënohen ndërprerje, kryesisht në zinxhirin furnizues global të ilaçeve. Ajo ka treguar sukses në transportimin e 1 në çdo 20 ngarkesa ajrore të transportuara në botë.

Turkish Cargo, e cila posedon rrjetin më të gjerë në botë të avionëve për ngarkesa ajrore direkte, kryen dërgesa në mbi 300 destinacione, prej të cilave 95 janë ngarkesa të drejtpërdrejta. Ajo për klientët e saj në rrjetin global vazhdon të sigurojë shërbimin në 24/7.

Marka më e mirë e transportit ajror të ngarkesave të Evropës, Turkish Cargo, synon që në vitin 2023 të përfshihet në mesin e 5 markave të para të botës për transportin ajror të ngarkesave.

 


Lajme të ngjashme