Turqia rrit eksportet edhe në fushën e produkteve ujore

Turqia gjatë periudhës janar-shtator duke eksportuar 140 mijë e 749 tonë produkte ujore në 85 vende ka siguruar 726 milionë e 143 mijë e 527 dollarë.

1516707
Turqia rrit eksportet edhe në fushën e produkteve ujore

Turqia gjatë periudhës janar-shtator duke eksportuar 140 mijë e 749 tonë produkte ujore në 85 vende ka siguruar 726 milionë e 143 mijë e 527 dollarë.

Sipas sasisë së produkteve të eksportuara nga Turqia drejt 85 vendeve gjatë periudhës janar-shtator 2020 vendin e parë e zë Italia kurse Hollanda zë vendin e parë sipas të ardhurave.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) Turqia në 9 muajt e parë të vitit duke eksportuar 140 mijë e 749 tonë produkte ujore në 85 vende të botës ka siguruar 726 milionë e 143 mijë e 527 dollarë.

Vendin e parë për shitjet jashtë shtetit e zënë Holanda, Itali dhe Federata e Rusisë.

Sipas sasisë së eksportit Italia u rendit e para me 19 mijë e 96 tonë, e ndjekur nga Federata e Rusisë me 19 mijë e 65 tonë dhe Holanda me 15 mijë e 901 tonë.

Kurse sipas të ardhurave të fituara Holanda ishte e para me 99 milionë e 517 mijë e 578 dollarë, Italia ishte e dyta me 95 milionë e 464 mijë e 552 dollarë, dhe Federata e Rusisë ishte në vendin e tretë me 84 milionë e 975 mijë e 789 dollarë.

Në ndryshim me vitin e kaluar, produktet e ujit u shitën gjithashtu edhe në Egjipt, Finlandë, Gabon, Xhibuti, Mauritani, Irlandë, Kamerun, Tanzani, Mayote, Marok, Ruanda dhe Kirgizi.

 


Lajme të ngjashme