Rritje rekord e eksporteve të limonit nga Turqia në muajin shtator 2020

Eksportet turke të limonit në muajin shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë rritur me 81% në aspektin sasior dhe me 107% në aspektin e vlerës.

1513263
Rritje rekord e eksporteve të limonit nga Turqia në muajin shtator 2020

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqatat Eksportuese Mesdhetare (AKIB), në shtator të vitit të kaluar u eksportuan 27 mijë tonë limonë, ndërsa këtë në të njëjtën periudhë të këtij viti u shitën jashtë shtetit 49 mijë tonë limon, një rritje kjo me 81%.

Gjatë muajit në fjalë, vitin e kaluar u siguruan rreth 14 milionë dollarë të ardhura nga eksporti i limonit, ndërsa këtë vit u siguruan gati 29 milionë dollarë, 107% më shumë.

Vendi ku u eksportuan më shumë limonë nga Turqia rezultoi Iraku. Atë e ndjekin respektivisht Polonia, Rusia, Rumania dhe Serbia.

Një rritje u shënua edhe në eksportet turke të limonit drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Rritja më e madhe në këtë aspekt u regjistrua përkatësisht në Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Poloni dhe Gjermani.



Lajme të ngjashme