BE-ja sfidon Britaninë pas Brexit-it: Ju s'mund «ta hani kekun tuaj dhe njëherësh ta ruani atë»

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian dëshiron një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe pas Brexit-it, por ky vend duhet të tërhiqet nga kërkesat e tij.

1513477
BE-ja sfidon Britaninë pas Brexit-it: Ju s'mund «ta hani kekun tuaj dhe njëherësh ta ruani atë»

“Ne duam një marrëveshje, por kjo nuk do të që e duam atë «me çdo kusht». Pra jemi gjithashtu të gatshëm për një vendim «pa marrëveshje»”, tha Michel duke folur në Parlamentin Evropian për marrëdhëniet BE-Britani dhe marrëveshjen që kërkohet të arrihet pas Brexit-it.

Sipas tij, koha e mbetur në dispozicion për një marrëveshje mbi marrëdhëniet pas Brexit-it është e shkurtër edhe pse BE-ja është gati të negociojë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

“Britania e Madhe ka një zgjedhje madhe për të bërë. Është një zgjedhje e lirë dhe sovrane. Ne gjithmonë do t’i respektojmë ata, por kjo zgjedhje do të përcaktojë qasjen në tregun tonë të vetëm”, shtoi ai.

“Miqtë tanë britanikë thonë se duan një marrëdhënie të afërt. Edhe ne e duam. Por Britania dëshiron të hyjë në tregun e vetëm të BE-së dhe njëkohësisht të përjashtohet nga rregullimet e standardet tona. Ju s'mund «ta hani kekun tuaj dhe njëherësh ta ruani atë». Britania është e detyruar të bëjë një zgjedhje për të ardhmen e modelit të saj ekonomik”, theksoi presidenti i Këshillit Evropian mes të tjerash.



Lajme të ngjashme