Sezoni turistik në Turqi – Shkalla e shfrytëzimit të hoteleve arrin në 80%

Shkalla e shfrytëzimit të dhomave të hoteleve në Turqi që i kanë hapur dyert për turistët pasi janë pajisur me certifikatën e turizmit të sigurt gjatë procesit të koronavirusit të ri (Covid-19) është rritur gati në 80 për qind.

1510365
Sezoni turistik në Turqi – Shkalla e shfrytëzimit të hoteleve arrin në 80%
deniz-turist.jpg
turist.jpg
antalya turist.jpg
rus turist.jpg
antalya deniz turist.jpg
kovid turist.jpg
turistler deniz-tatil.jpg

Shkalla e shfrytëzimit të dhomave të hoteleve në Turqi që i kanë hapur dyert për turistët pasi janë pajisur me certifikatën e turizmit të sigurt gjatë procesit të koronavirusit të ri (Covid-19) është rritur gati në 80 për qind.

Nënpresidenti i Federatës së Hotelierëve të Turqisë, Taxhetin Ëzden (Tacettin Ozden) në një prononcim për agjencinë AA (Anadolu Agency) tha se ashtu si të gjithë sektorët pandemia ka prekur edhe sektorin e turizmit, por megjithëkëtë pronarët e bizneseve e kaluan me sukses këtë proces.

Duke kujtuar se hotelet filluan të hapen në qershor me normalizimin e ri, Ëzden deklaroi se sektori u përball me procesin Covid-19 dhe se hotelet që morën "certifikatën e turizmit të sigurt" ia dolën kësaj situate të vështirë.

Gjatë kësaj periudhe një pjesë e madhe e hoteleve i hapën dyert,- u shpreh Ëzden dhe shtoi:

"Sidomos në gusht dhe shtator patëm një sezon të mirë. Shkalla e shfrytëzimit të dhomave në hotelet e certifikuara për turizëm të sigurt që i hapën dyert për mysafirët e tyre bashkë me normalizim të kontrolluar të jetës arriti deri në 80 për qind. Pothuajse të gjithë ata që i hapët hotelet janë të kënaqur”, sqaroi Ëzden, duke theksuar se turistët e huaj në veçanti largohen shumë të kënaqur nga Turqia.

"Kudo në Turqi kemi parë masa që nuk i kemi parë në asnjë vend tjetër”, shprehen turistët, sipas Ëzden. 

"Një pjesë e turistëve që janë të këtij mendimi janë nga ata që kanë shkuar më parë për pushime edhe në Spanjë e Greqi. Ne ishim shumë të suksesshëm në certifikimin e turizmit të Sigurt. Masat kundër Covid-19 në hotele ishin në nivelet më të larta. Askush nuk mbeti në situatë të vështirë apo i privuar nga shërbimet në hotel. Të gjithë ata që preferuan Turqinë për të pushuar janë larguar të lumtur. Sektori i turizmit e kaloi me sukses testin e Covid-19”,-i tha agjencisë Anadolli (AA) nënpresidenti i Federatës së Hotelierëve të Turqisë, Taxhetin Ëzden.

“Në muajt korrik, gusht dhe shtator më shumë turistë erdhën nga Anglia dhe Rusia kurse këto ditë vihet re një dinamizëm turistik nga vendet e Ballkanit dhe kjo gjallëri vazhdon edhe në tetor. Ata që vijnë nga vendet e Ballkanit nuk kanë nevojë për aeroplanë. Ata kontribuojnë edhe në zgjatjen e sezonit në rajon, por dhe në rritjen e shkallës së shfrytëzimit të hoteleve. E parë në këtë aspekt, Ballkani është një treg i rëndësishëm”, përfundoi Ëzden.

 


Lajme të ngjashme