Indeksi i prodhimit industrial në Turqi shënoi rritje me 10,4 për qind

Bëhet e ditur se indeksi i prodhimit industrial u rrit me 3.4 për qind në bazë mujore dhe 10.4 për qind në bazë vjetore në gusht.

1508164
Indeksi i prodhimit industrial në Turqi shënoi rritje me 10,4 për qind

Bëhet e ditur se indeksi i prodhimit industrial u rrit me 3.4 për qind në bazë mujore dhe 10.4 për qind në bazë vjetore në gusht.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi rezultatet për indeksin e prodhimit industrial për muajin gusht.

Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik u rrit me 10.4 për qind në gusht krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019.

Indeksi i korrigjuar i prodhimit industrial gjithashtu u rrit me 16 për qind.

Parë nga aspekti i nën-sektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve u rrit me 5.2 për qind, indeksi i sektorit të industrisë prodhuese me 11.4 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe kondicionimit u rrit me 2.3 për qind në gusht në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi sezonal dhe ai kalendarik u rrit me 3.4 për qind në gusht krahasuar me muajin paraardhës.

Në muajin në fjalë, indeksi për industrinë prodhuese u rrit me 3.6 për qind, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve u rrit me 2.5 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe kondicionimit të ajrit u rrit me 1.3 për qind.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, në lidhje me shifrat e indeksit të prodhimit industrial tha: “Prodhimi industrial në gusht u rrit me 10.4 për qind në vit dhe kjo është performanca më e lartë që nga janari i vitit 2018”.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Varank tha se “Turqia është njëra prej vendeve me rimëkëmbje më të lartë në industri. Kjo rimëkëmbje do të pasqyrohet në punësim dhe rritje gjatë çerekut të tretë”.

Ndërkaq ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, për rritjen e prodhimit industrial, tha: "Nga ky aspekt ne jemi vendi i pari në mesin e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) dhe i vendi i dytë në botë".

Në postimin e tij në Twitter ministri Albayrak tha se “Duke sjellë lokomotivën e prodhimit në krye të trenit të eksportit, ne vendosim vagonë ​​të stabilitetit dhe efikasitetit në binarët e ekonomisë kombëtare”.

 


Lajme të ngjashme