Në 9 muaj Mugla e vizituan 610.517 turistë

Qendrat turistike me famë botërore të Muğla-s mirëpritën 610 mijë e 517 turistë në 9 muajt e parë të vitit.

1506830
Në 9 muaj Mugla e vizituan 610.517 turistë

Në kuadër të "Programit të Certifikimit të Turizmit të Sigurt", që është iniciuar nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, shumë turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht britanikët, gjejnë mundësinë për të kaluar pushime të shëndetshme dhe të sigurta në Muğla, ku ka nisur të ndjehet dukshëm gjallëria në sektorin e turizmit.

Në qytetin e famshëm për bukuritë e tij natyrore dhe qytetet antike, janë në shërbim të turizmit objekte dhe komplekse turistike me një kapacitet prej 340 mijë shtretërish.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit, aktiviteti i turizmit në qytet u rrit veçanërisht në muajin gusht, ndërsa më shumë vizitorë erdhën në rajon në shtator.

Muğla ishte përzgjedhja e 610 mijë e 517 turistëve midis 1 janarit dhe 30 shtatorit, nga të cilët 288 mijë e 841 ishin britanikë, të ndjekur këta nga turistët e ardhur nga Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Polonia.

 


Lajme të ngjashme