Armenia sulmon naftësjellësin Baku-Tbilis-Xhejhan

Ushtria armene kreu një sulm me raketa kundër tubacionit të naftës Baku-Tbilis-Xhejhan (BTC), ka njoftuar përmes një komunikate Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit.

1504332
Armenia sulmon naftësjellësin Baku-Tbilis-Xhejhan

Një deklaratë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit thotë se ushtria armene ka kryer një sulm me raketa të martën në mbrëmje, në orën 21.00 me kohën lokale kundër pjesës së tubacionit të naftës Baku-Tbilis-Xhejhan (BTC) që kalon në provincën e Yevlah.

Deklarata gjithashtu njofton se ushtria azerbajxhanase e ka parandaluar sulmin.

Naftësjellësi BTC është një projekt i madh strategjik që luan një rol të rëndësishëm në sigurinë energjetike të Evropës, thekson deklarata dhe e sulmi i ushtrisë armene është cilësuar si "akt terrorist".

Ndërkaq ushtria azerbajxhanase ka penguar me sistemin e saj të mbrojtjes ajrore një sulm të dytë të Armenisë me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër qytetit Yevlah (ku kalon naftësjellësi BTC).

Në momentin që ekipi i agjencisë Anadolli (AA) ishte duke filmuar një bombë të paplasur, e cila kishte rënë gjatë sulmit të parë të ushtrisë armene kundër naftësjellësit Baku-Tbilis-Xhejhan (Ceyhan), ndodhi një sulm i dytë ajror me raketa.

Para se të ndodhte ky sulm përreth zonës ku kalon tubacioni i naftës u panë në ajër dronë të armatosur të Azerbajxhanit.

Pa kaluar shumë kohë nga fluturimi i dronëve sistemi i mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit neutralizoi raketën e lëshuar nga Armenia.

Zyrtarët e sigurisë së Azerbajxhanit i thanë korrespodentit të AA-së se raketa ishte aktivizuar për të parandaluar sulmin ajror të Armenisë.

 


Lajme të ngjashme