Turqi – Eksporti i fikut të freskët rritet me 12%

Eksporti i fikut të freskët turk në një periudhë rreth 2-mujore është rritur me 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 34 milionë e 992 mijë dollarë në 39 milionë e 306 dollarë.

1496714
Turqi – Eksporti i fikut të freskët rritet me 12%

Sipas informacionit të marrë nga Shoqatat e Eksportuesve të Egjeut shitjet në tregjet e jashtme për periudhën nga 26 korriku, kur edhe ka filluar eksporti i fikut të freskët, e deri më 15 shtator, është rritur me 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe të ardhurat nga eksporti i këtij prodhimi nga 34 milionë e 992 mijë dollarë janë rritur në 39 milionë e 306 mijë dollarë.

Fiku turk zbukuron sofrat e rreth 50 vendeve të botës dhe eksportet më të shumta janë bërë drejt tregut gjerman, 13 milionë e 456 mijë dollarë.

Gjermania ndiqet nga Rusia me 4 milionë e 30 mijë dollarë dhe Holanda me 3 milionë e 979 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme