Mbi gjysmë milionë turistë rusë vijnë në Antalia brenda një muaji

Në Antalia, që mirëpret turistët me mundësitë e sigurisë që ofron gjatë epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), gjatë periudhës kohore 10gusht-13 shtator ka mirëpritur 556 mijë e 82 turistë rusë.

1496096
Mbi gjysmë milionë turistë rusë vijnë në Antalia brenda një muaji

Në Antalia, që mirëpret turistët me mundësitë e sigurisë që ofron gjatë epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), gjatë periudhës kohore 10gusht-13 shtator ka mirëpritur 556 mijë e 82 turistë rusë.  

Në kuadër të “Programit të Certifikimit të Turizmit të Sigurt” që bëhet në koordinim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Turqia jep shërbim të sigurt në shumë komplekse në rajonet turistike.

Antalia është një nga vendet më të preferuara të turistëve gjatë epidemisë dhe ashtu si çdo vit mirëpret turistë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ndër turistët që vijnë në qytet vendin e parë e zënë ata rusë.  

Rusët preferojnë më shumë plazhin pra detin, rërën dhe diellin dhe këtë vit me fillimin e fluturimeve reciproke me procesin e normalizimit, këta turistë kanë preferuar përsëri Antalian.   

Nga viti i ri e deri më 13 shtator në këtë qytet turistik kanë ardhur gjithsej 2 milionë e 3 mijë e 946 turistë, prej tyre 703 mijë e 463 ishin rusë.

Veçanërisht rusët me të ardhura të larta krahas Antalias kanë preferuar edhe Bodrumin, qendrën turistike të Muglas. Në Bozburun të Bodrumit kanë ardhur mega jahte. Asnjëherë më parë nuk kanë ardhur kaq shumë jahte në Turqi sa këtë vit.

Jahtet që nuk kanë shkuar në Kroaci, Greqi kanë preferuar Turqinë. Në Bodrum, Bozburun dhe Marmaris pati një trafik të ngjeshur jahtesh. Bëhet e ditur se ky trafik vazhdon ende.   

Pritet që fluksi i turistëve rusë të vazhdojë deri në javën e dytë të nëntorit.

 

 


Lajme të ngjashme