Turqia për nga niveli i prodhimit bujqësor radhitet e dyta në Evropë

Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak njoftoi se Turqia me nivelin e rritjes që siguroi në bujqësi radhitet e dyta në Evropë.

1494718

Ministri Albayrak në llogarinë e tij në Twitter postoi grafikun me temë “Nivelet mesatare të rritjes së vendeve evropiane në bujqësi”.

Duke vënë në dukje se Turqia radhitet e dyta në Evropë, ministri Albayrak në mesazhin e tij tha: “Duke lënë shumë vende prapa në Evropë, ne u renditëm në vendin e 2-të me normën e rritjes që arritëm në bujqësi. Qëllimi ynë është të jemi në mesin e vendeve kryesore në botë dhe në Evropë. Unë i përgëzoj të gjithë prodhuesit tanë që bëjnë përpjekje për të arritur këtë sukses”.

Lajme të ngjashme