Aeroportet e Turqisë – Fluturojnë 9 milionë e 573 mijë pasagjerë gjatë muajit gusht

Në aeroportet mbarë Turqisë në muajin gusht u transportuan mbi 9 milionë e 573 mijë pasagjerë.

1485311
Aeroportet e Turqisë – Fluturojnë 9 milionë e 573 mijë pasagjerë gjatë muajit gusht

Në aeroportet mbarë Turqisë në muajin gusht u transportuan mbi 9 milionë e 573 mijë pasagjerë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Shtetërore të Aeroporteve (DHMI) numri i avionëve që janë ngritur-ulur nga aeroportet ishte 115 mijë e 913, përkatësisht 69 mijë e 389 brenda vendit, kurse 32 mijë e 41 jashtë shtetit.

Trafiku i pasagjerëve gjatë muajit gusht ishte 5 milionë e 758 mijë e 283 brenda vendit dhe 3 milionë e 810 mijë e 11 jashtë vendit.

Numri i avionëve që janë ngritur-ulur nga aeroportet gjatë periudhës janar-gusht brenda vendit ishte 356 mijë e 162 ndërsa me destinacion jashtë shtetit ishte 176 mijë e 323.

Në itinerarin e brendshëm udhëtuan 32 milionë e 268 mijë e 780 ndërsa në linjat e jashtme fluturuan 19 milionë e 979 mijë e 228 pasagjerë.

 


Lajme të ngjashme