Besimi ekonomik në Turqi rritet 4,4% në gusht 2020

Indeksi i besimit ekonomik të Turqisë u rrit 4,4% në bazë mujore duke arritur në 85,9 pikë përqindje në gusht.

1480671
Besimi ekonomik në Turqi rritet 4,4% në gusht 2020

 

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) publikoi të premten shifrat lidhur indeksin e besimit ekonomik për muajin gusht 2020.

Treguesi në fjalë u rrit nga 82,2 pikë përqindje në korrik falë përmirësimeve në indekset e sektorit real (industria e prodhimit), shërbimeve dhe tregtisë me pakicë.

Indeksi i besimit të sektorit real ka shënuar rritjen më të lartë në gusht me 5,8% në bazë mujore duke arritur në 105,2 pikë përqindje. Ai u pasua nga indekset e besimit të sektorit të shërbimeve dhe të tregtisë me pakicë, të cilat u rritën përkatësisht me 5,7% (70,5 pikë përqindje) dhe 0,2% (94,9 pikë përqindje) gjatë periudhës në fjalë.

Nga ana tjetër, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, postoi në rrjetin social “Twitter” një mesazh për rritjen e indeksit të besimit ekonomik në Turqi.

“Lobi i falimentit dhe kolapsit do të mërzitet përsëri. Indeksi i besimit ekonomik u rrit 4,4% duke arritur në 85,9 pikë përqindje në gusht, nga 82,2 që ishte në muajin korrik. Vazhdojmë rrugën pa u ndalur”, shkroi Albayrak në “Twitter”.



Lajme të ngjashme