Anijet gjigande turistike e kthejnë timonin drejt Turqisë

Kryetari i Bordit drejtues të “Global Yatırım Holding”, Mehmet Kutman bëri të ditur se në turizëm, që është një prej sektorëve që e kanë kapërcyer më shpejt procesin (ndikimin) e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), punët kanë hyrë në vijë.

1480233
Anijet gjigande turistike e kthejnë timonin drejt Turqisë

Kryetari i Bordit drejtues të “Global Yatırım Holding”, Mehmet Kutman bëri të ditur se në turizëm, që është një prej sektorëve që e kanë kapërcyer më shpejt procesin (ndikimin) e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), punët kanë hyrë në vijë dhe shtoi: “Pas një kohe të gjatë anija e parë turistike ndërkombëtare në Mesdhe erdhi më 21 gusht. Anija quajtur “MSC Grandiosa” u ankorua në Portin Valetta të Maltës që ndodhet në pronësinë (portofolin) e “Global Ports Holding”, që administron 19 porte udhëtimi (cruise) në botë”.

“Presim që edhe anije të tjera të fillojnë udhëtimin. Me gjallërimin e tyre do të përfitojnë edhe portet e Turqisë”, tha Kutman duke nënvizuar se “MSC Grandiosa” filloi udhëtimet me masa të rrepta sigurie.  

“Kjo është anija e parë ndërkombëtare që mirëpresim pas epidemisë. Për anijen e parë turistike që udhëton në Detin Mesdhe duke vizituar porte dhe vende të ndryshme pas virusit janë marrë masa të larta shëndetësore dhe sigurie nga autoritetet e portit, kompanisë turistike dhe ato vendore”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri të ditur se njoftimi i kompanive turistike për shumë rezervime gjatë vitit 2021 është shumë inkurajues. "Anijet turistike e kanë kthyer timonin drejt Turqisë. Ashtu si në të gjitha portet tona edhe në portet turke marrim çdo lloj mase”, tha Kryetari i Bordit drejtues të “Global Yatırım Holding”.  

 


Lajme të ngjashme