"Zbulimi i gazit në Detin e Zi ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Turqi"

Ky zbulim ka nisur një periudhë të re në kontekstin e varësisë energjetike të Turqisë, ka shembur një mur psikologjik dhe material, tha ministri i Financave Berat Albayrak të martën për një televizion privat.

1479279
"Zbulimi i gazit në Detin e Zi ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Turqi"
berat albayrak

Ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një televizion privat.

Në lidhje me zbulimin e një rezerve prej 320 miliardë metra kub gaz natyror në pusin “Tuna-1” (Danubi-1) në Detin e Zi, ministri pohoi se rezerva e gjetur ka një rëndësi të madhe historike në aspektet ekonomike dhe politike të vendit.

"Turqia po jeton një ndryshim dhe transformim të boshtit. As Lindje, as Perëndim.Boshti i ri është Turqia. Ky zbulim ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në të gjithë Turqinë",- tha ai.

Lidhur me vlerën materiale të zbulimit, Albayrak sqaroi se 320 miliardë metra kub është shifra e shpallur pas fazës fillestare në pusin e parë. "Ka dy shtresa të tjera në pjesën e mbetur të pusit. Tani e tutje, do të flasim për një periudhë kur Turqia nuk do të ketë më deficit në llogarinë e saj rrjedhëse, por do të dalë suficit, do të jetë një periudhë kur në vend do të hyjë më shumë valutë”,- vlerësoi ai.

Ministri shtoi se dimensioni psikologjik i këtij zbulimi ka një rëndësi të madhe, pasi ka krijuar tek qytetarët një lumturi të jashtëzakonshme dhe shpresë për të ardhmen.

 


Lajme të ngjashme