OKB: 120 milionë punëtorë të turizmit mund të mbeten pa punë për shkak të pandemisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, publikoi raportin lidhur me ndikimet e koronavirusit mbi turizmin, i cili është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik të botës.

1478905
OKB: 120 milionë punëtorë të turizmit mund të mbeten pa punë për shkak të pandemisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëruan se humbjet e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë 1,2 trilionë dollarë dhe se 120 milionë persona përballen me rrezikun që të humbasin punën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, publikoi raportin lidhur me ndikimet e koronavirusit mbi turizmin, i cili është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik të botës.

“Turizmi ofron punësim për 1 nga 10 persona, por pandemia ka goditur edhe këtë sektor”, tërhoqi vëmendjen Guterres, ndërsa vijoi me këto fjalë: “"Në 5 muajt e parë të këtij viti të hyrat turistike ndërkombëtare u përgjysmuan, ndërsa në të ardhurat e eksportit nga turizmi u përjetua një humbje prej 320 miliardë dollarëve".

Duke paralajmëruar se humbja e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë në 1,2 trilionë dollarë, Sekretari Guterres tërhoqi vëmendjen se 120 milionë të punësuar janë të ballafaquar me humbjen e vendeve të tyre të punës.

Guterres tha se koronavirusi në sektorin e turizmit ka formuar një efekt të madh shokues për ekonomitë e zhvilluara, ndërsa shtoi se pandemia ka krijuar situatë emergjente kryesisht për shtetet në zhvillim dhe shumë shtete të vogla ishullore si dhe në vendet e Afrikës.

Sekretari gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rënien e të ardhurave në turizëm dhe paralajmëroi që kjo në të njëjtën kohë ka rritur edhe shkatërrimin dhe gjuetinë (peshkimin) e palejuar në territore e mbrojtura.

Kreu i OKB-së deklaroi se rindërtimi i sektorit të turizmit duhet të jetë në përputhje me objektivin e klimës së sigurt dhe të rimëkëmbjes. Duke vënë në dukje se përdorimi i teknologjisë në sektorin e turizmit duhet të jetë maksimal, Guterres theksoi rëndësinë e promovimit të qëndrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër.

 


Lajme të ngjashme