Ministri Albayrak vlerëson rritjen e indekseve sektoriale të besimit

“Ne e marrim forcën tonë nga miliona njerëz që punojnë, prodhojnë, besojnë dhe mbështesin këtë vend", bëri të ditur ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.

1478838
Ministri Albayrak vlerëson rritjen e indekseve sektoriale të besimit

Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak në lidhje me rritjen e indekseve sektoriale të besimit dhe shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve, tha: “Ne e marrim forcën tonë nga miliona njerëz që punojnë, prodhojnë, besojnë dhe mbështesin këtë vend”.

Albayrak bëri një vlerësim në lidhje me indekset sektoriale të besimit dhe shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve për gusht në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne e marrim forcën tonë nga miliona njerëz që punojnë, prodhojnë, besojnë dhe mbështesin këtë vend. Në gusht, indeksi i besimit të sektorit real arriti në 106,2, indeksi i besimit në sektorin e shërbimeve në 70,5, indeksi i besimit të tregtisë me pakicë në 94,9 pikë. Ndërkaq përdorimi i kapaciteteve në 73 për qind”, bëri të ditur ministri Albayrak në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter.

 


Lajme të ngjashme