Ersoy: Presim që numri i turistëve të arrijë në 15 milionë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se nëse nuk ka ndonjë zhvillim negativ në transportin ajror, deri në fund të vitit numri i turistëve do të arrijë në 15 milionë.

1478283
Ersoy: Presim që numri i turistëve të arrijë në 15 milionë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se nëse nuk ka ndonjë zhvillim negativ në transportin ajror, deri në fund të vitit numri i turistëve do të arrijë në 15 milionë.  

Ersoy bëri vlerësime në një transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv.

Ai rikujtoi se me lehtësimin e masave ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) në 1 qershor, turizmi në Turqi është gjallëruar përsëri dhe shtoi: “Nëse nuk do të ketë ndonjë zhvillim negativ në transportin ajror, deri në fund të vitit numri i turistëve do të arrijë në 15 milionë dhe të ardhurat nga turizmi këtë vit do të jenë mbi 11 miliardë dollarë”.  

Ai bëri të ditur se deri në fund të korrikut numri i turistëve ishte 6,5 milionë.

“Bëmë një ngjasim për muajt gusht-shtator-tetor. Sipas kësaj do të zgjasim edhe sezonin. Sezoni nisi vonë por duket se edhe do të mbarojë vonë”, u shpreh ministri Ersoy.  

Kurse në lidhje me kapacitetin e shtretërve ai tha: “Duket se do të jetë mbi 50%”.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy u shpreh edhe në lidhje me objektivat për vitin 2021 dhe tha: “Nëse pyesni pse filluan kaq herët prenotimet e hershme, mund të themi se turistët në vend që të anulonin rezervimet për vitin 2020, i shtynë ato për vitin 2021, për këtë arsye ka më shumë rezervime për vitin e ardhshëm”.  

 


Lajme të ngjashme