Turizmi në Antalie – 40 mijë turistë rusë në 2 ditë

Prefekti i Antalies, Ersin Yazici tha se ashtu si në të gjithë Turqinë, edhe në Antalie masat ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) janë në nivelin më të larët.

1471757
Turizmi në Antalie – 40 mijë turistë rusë në 2 ditë

Brenda dy ditëve në Antalie erdhën rreth 40 mijë turistë rusë.

Prefekti i Antalies, Ersin Yazici tha se ashtu si në të gjithë Turqinë, edhe në Antalie masat ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) janë në nivelin më të larët.

Ai tha se mysafirët kanë filluar të vijnë në qytet.

“Dje erdhën 22 mijë turistë, ndërsa sot kemi filluar të mirëpresim 17 mijë e 571 mysafirë rusë. Numri i turistëve ishte afërsisht 10 mijë por duke filluar që dje u rrit në nivelin 34 mijë e 996. Shpresojmë që në një kohë të shkurtër të vijnë edhe gjermanët dhe sektori i turizmit do të gjallërohet edhe më shumë”, tha Yazici.

Ai tërhoqi vëmendjen se në përpjesëtim me popullsinë e Antalies, ai zë vend ndër qytetet ku janë evidentuar më pak raste me Covid-19 dhe shtoi: “Antalie është një nga qytetet më të sigurta. Nuk bëhet fjalë për një gjendje që mund të kërcënojë qytetin. I ftojmë të gjithë turistët vendas dhe të huaj në “kryeqytetin e turizmit”.  

 

 


Lajme të ngjashme