“Turqia do të jetë lider në pushimet jashtë shtetit”

Kryetarja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se “Turqia këtë vit do të jetë vendi lider për të bërë pushime jashtë shtetit”.

1470784
“Turqia do të jetë lider në pushimet jashtë shtetit”

Në konferencën e shtypit që mbajti në Moskë, Maya Lomidze tha se sektori i turizmit është gjallëruar me fillimin e fluturimeve për në Turqi.

“Këtë vit presim që 4,5 deri në 5 milionë qytetarë rusë t’i bëjnë pushimet jashtë shtetit”,- shtoi ajo.

Tek turistët rusë ekziston një kërkesë e madhe për në Turqi,- theksoi ajo dhe e vijoi kështu deklaratën: “Po të marrim në konsideratë kushtet me të cilat janë përballur turistët këtë verë mund të them se ka një kërkesë të madhe për të shkuar në Turqi. Treguesit që mbulojnë fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit janë shumë të mirë. Këtë vit Turqia do të jetë vendi lider për t’i bërë pushimet jashtë shtetit. Vëllimi i kërkesës po i afrohet atij të vitit të kaluar dhe mund të them se këtë vit Turqia do të kalojë një sezon të mirë në tregun rus të turizmit”.

Fluturimet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë ishin ndërprerë në mars për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19). Në datën 1 gusht mes dy vendeve rifilluan fluturimet e rregullta, kurse të hënën [10.08.2020] nisën edhe fluturimet ‘charter’.

Vitin e kaluar Turqia mirëpriti rreth 7 milionë turistë rusë. Kjo shifër tregon se Turqia renditet në krye të vendeve që vizitojnë më së shumti shtetasit rusë.

 


Lajme të ngjashme