Gjermania heq pjesërisht paralajmërimin e udhëtimin në Turqi

Qeveria e Gjermanisë ka hequr paralajmërimin e udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në rrethet Aydin, Antalya, Izmir dhe Mugla të Turqisë duke e lënë atë në fuqi për pjesën tjetër të vendit.

1467408
Gjermania heq pjesërisht paralajmërimin e udhëtimin në Turqi

 

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë përmes një komunikate të shkruar, paralajmërimi i udhëtimit është hequr vetëm për zonat turistike të Turqisë në Aydin, Antalya, Izmir dhe Mugla.

Komunikata thekson gjithashtu se pushuesit duhet t'i nënshtrohen me detyrim testit PCR jo më shumë se 48 orë përpara se të kthehen në Gjermani.

Si masë frenuese e pandemisë COVID-19, MPJ gjermane pati lëshuar një paralajmërim udhëtimi deri më 31 gusht për 160 shtete, me përjashtim të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës “Schengen”.

Ndërkaq, ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, e përshëndeti këtë vendim të Gjermanisë përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

“Ne si Turqi jemi gati të mirëpresim mysafirët tanë gjermanë me «Programin e Certifikatës së Turizmit të Shëndetshëm»”, shkroi ai në median sociale.



Lajme të ngjashme