Turqia vendi i vetëm në Evropë që shënoi rritje në shitjen e automobilave

Turqia gjatë procesit të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ishte vendi i vetëm në Evropë që rriti shitjen e automobilave.

1465901
Turqia vendi i vetëm në Evropë që shënoi rritje në shitjen e automobilave

Turqia gjatë procesit të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ishte vendi i vetëm në Evropë që rriti shitjen e automobilave.

Ndërkohë që shumica e sektorëve u ndikuan negativisht nga epidemia e COVID-19, sektori i automobilistikes ndodhet në krye të sektorëve që u ndikuan më së shumti.

Sipas të dhënave të Unionit Evropian të Prodhuesve të Automobilave (ACEA) tregjet evropiane të automobilave, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian (BE-26) dhe të Unionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA) si dhe Anglinë janë tkurrur sipas totalit të tregut.

Tregu evropian i automobilave u ul me 38.9 për qind në 6 muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe arriti në 6 milionë e 11 mijë e 918 njësi.

Duke parë vetëm tregun e automjeteve, shitjet ranë 39.5 përqind në periudhën në fjalë.

Nëse tregu evropian i automobilave vlerësohet sipas vendeve, ulja më e madhe u shënua në Kroaci me 52.4 për qind, Spanjë me 50 për qind dhe në Portugali me 48.2 për qind.

Shitjet e automobilave në Gjermani, vendi lokomotivë e Evropës, u ulën me 33.9 për qind, 37.3 për qind në Francë, 48 për qind në Angli, 45.1 për qind në Itali dhe 29.6 për qind në Belgjikë.

Parë vetëm në qershor, tregu i automobilave u ul me 24 për qind dhe regjistroi shitje të vetëm 1 milion e 335 mijë e 802 njësive.

Ndërsa BE-ja, vendet e Unionit Evropian të Tregtisë së Lirë dhe Mbretëria e Bashkuar nuk i rritën shitjet në gjysmën e parë të vitit në tregun total, në Turqi, e cila tregohet si një shembull suksesi në luftën kundër COVID-19, tregu automobilistik shënoi rritje.

Në radhitjen e shitjeve në Evropë në çerekun e parë të vitit Turqia ndodhej në vendin e 7-të, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti ajo u ngjit në vendin e 6-të.

Në fund të qershorit të këtij viti, Turqia ishte vendi i vetëm që rriti shitjet e saj në Evropë.

 


Lajme të ngjashme