Trump zotohet për ndalimin e aplikacionit kinez të videove «TikTok»

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten vonë se ai do ta ndalojë aplikacionin kinez të shpërndarjes së videove në internet «TikTok» në ShBA.

1465471
Trump zotohet për ndalimin e aplikacionit kinez të videove «TikTok»

"Sa i përket «TikTok», ne po i ndalojmë ata nga Shtetet e Bashkuara," u tha Trump gazetarëve në rrugën e kthimit për në kryeqytetin Uashington DC nga Florida me avionin «Air Force One».

Ai shtoi se po mendojnë për një kohë të gjatë për masat që do të marrin kundër aplikacionit kinez dhe se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sa më shpejt.

Do ta ndalojmë «TikTok»-un në Amerikë

“Për momentin kam kompetenca për gjendjen emergjente ekonomike, kështu që unë do t’i përdor këto kompetenca për ndalimin e «TikTok»-ut ose do të firmos një urdhër ekzekutiv”,- u tha ai gazetarëve.

Vërejtjet e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhën pas raportimeve se gjigandi i teknologjisë amerikane «Microsoft» ishte në bisedime për të blerë «TikTok».

Vitin e kaluar, administrata Trump kishte nisur rishikimin e sigurisë kombëtare në aplikacionin me video të shkurtra dhe përdorimi i të cilit nga të rinjtë amerikanë është rritur në përmasa të konsiderueshme.



Lajme të ngjashme