Rifilluan fluturimet nga Rusia në Turqi

Sot rinisën fluturimet nga Rusia për në Turqi, të cilat ishin pezulluar në mars për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

1465423
Rifilluan fluturimet nga Rusia në Turqi

Sot rinisën fluturimet nga Rusia për në Turqi, të cilat ishin pezulluar në mars për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Pasagjerët shkuan në mëngjes në aeroportin “Vnukovo” të Moskës dhe kryen veprimet për të fluturuar me avionin e shoqërisë ajrore turke “Turkish Airlines” (THY).

Shumica e pasagjerëve ishin rusë dhe disa prej tyre,- siç ata thanë,- pas mbërritjes në Stamboll do të shkojnë në Antalie për të bërë pushime.

Kur mbërritën në aeroportin e Stambollit pasagjerët u kontrolluan me kamera termale për të matur temperaturën e trupit dhe u pa se shumica e pasagjerëve e kishin vendosur maskën.

Pas kontrollit të pasaportave pasagjerët morën bagazhet dhe dolën nga aeroporti.

Fluturimet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë ishin ndërprerë në mars të këtij viti për shkak të pandemisë Covid-19.

Vitin e kaluar, Turqia radhitej e para në listën e vendeve më të vizituara nga rusët. Në 2019-n Turqia mirëpriti rreth 7 milionë turistët rusë.



Lajme të ngjashme