Libia rifillon fluturimet me Turqinë

Fluturimet e ndërprera për më shumë se 4 muaj në kuadër të masave të marra kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) shoqëritë ajrore libiane i kanë rifilluar me fluturimin e parë që kanë bërë në Turqi.

1462422

Në një deklaratë të shkruar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Misratës, thuhet se aeroplani i kompanisë private “Libyan Wings Airlines” ka bërë fluturimin e parë të tij sipas listës së përgatitur nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Bëhet e ditur se fluturimi i parë është realizuar në Turqi.

Sipas të njëjtës deklaratë kanë përfunduar përgatitjet edhe për fluturimin e dytë, i cili do të realizohet me një avion të kompanisë “Afriqiyah Airways”, një shoqëria ajrore e varur nga Qeveria e Tripolit.

Më 15 mars qeveria libiane kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pjesë e masave Covid-19 dhe kishte njoftuar mbylljen e kufijve tokësor dhe ajrorë të vendit.

Lajme të ngjashme