Rusia njofton rifillimin e fluturimeve me Turqinë

Rusia njoftoi se më 1 gusht do të fillojnë përsëri fluturimet e ndërsjella me Turqinë, në fillim në Stamboll e Ankara dhe më pas në Antalie e Bodrum.

1461366
Rusia njofton rifillimin e fluturimeve me Turqinë

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova tha se fluturimet e ndërsjella midis Rusisë dhe Turqisë do të fillojnë përsëri nga 1 gushti, pas ndërprerjes së tyre për shkak të koronavirusit (Covid-19).

"Më 1 gusht rifillojnë fluturimet për në Stamboll dhe Ankara, kurse fluturimet për në Antalie, Dalaman dhe Bodrum do të fillojnë përsëri më 10 gusht”,- sqaroi ajo. 

Vitin e kaluar, Turqia priti rreth 7 milionë turistë rusë, duke e bërë Turqinë vendin e parë me të vizituar nga qytetarët rusë. 

 


Lajme të ngjashme