Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” gati për misionin e ri

«Oruç Reis», një nga 5-6 anijet eksploruese shumëdetyrëshe e kompletuar me të gjitha pajisjet në botë dhe që do të bëjë kërkime të reja sizmike në Mesdheun Lindor, është gati për misionin e ri.

1460603
Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” gati për misionin e ri

Puna filloi pasi ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) njoftoi korrikun e vitit të kaluar në median sociale se «Oruç Reis» do të fillojë aktivitetin e kërkimeve sizmike në Mesdhe.

Më parë anija «Oruç Reis» ka qenë e angazhuar në aktivitete të kërkimit sizmik në detin e Zi dhe Marmara, kurse nga korriku i vitit të kaluar ajo e vazhdon aktivitetin e saj në detin Mesdhe.

Së fundmi «Oruç Reis» kishte bërë kërkime sizmike tredimensionale në lokacionin me emrin “Bati Guzelyurt-2”. Pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme anija do të lundrojë përsëri në ujërat e Mesdheut.

Anija «Oruç Reis», e cila ka hedhur spirancën dhe pret afër Portit të Atanlies, pritet të fillojë një aktivitet të ri kërkimi sizmik në Mesdheun Lindor.

Anija e Kërkimeve Sizmike «Oruç Reis» mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht kërkimet në platformën kontinentale dhe burimet natyrore.

 


Lajme të ngjashme