Anija “Fatih” filloi sondimin e parë në detin e Zi

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) ka deklaruar se anija e shpimit “Fatih” ka filluar sondimin e parë në lokacionin “Tuna-1” në detin e Zi.

1458348
Anija “Fatih” filloi sondimin e parë në detin e Zi

"Nëse ka, ne do ta gjejmë atë [hidrokarburin] patjetër", shkruan ministri Dënmez në «Twitter» në lidhje me kërkimet e naftës dhe gazit natyror në detin e Zi.

Dënmez ka deklaruar se do të eksplorojnë çdo metër katror të deteve që rrethojnë Turqinë për të fituar pavarësinë energjetike të vendit, dhe njofton se anija «Fatih» ka nisur shpimin në vendndodhjen e quajtur “Tuna-1” në Detin e Zi me lutjet dhe mbështetjen e kombit. 

Në 29 maj të këtij viti anija e sondimit «Fatih» ishte përcjellë nga Stambolli për në portin e Trabzonit [deti i Zi].

Kulla 103 metra e lartë e anijes ishte çmontuar në portin Haydarsha [Stamboll] për të kaluar nga urat e Bosforit dhe pjesët ishin montuar sërish në portin e Trabzonit.

 


Lajme të ngjashme