Turqia rrit eksportin e çajit me 57,6 për qind

Në gjysmën e parë të vitit eksportet e çajit nga Turqia u rritën me 57,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 7 milionë e 587 mijë e 963 dollarë.

1457707

Sipas të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) gjatë periudhës janar-qershor 2020 nga Turqia janë eksportuar 1.895 tonë çaj në 97 vende të botës.

Nga eksportet në fjalë u arrit 7 milionë e 587 mijë e 963 dollarëve të ardhura.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë shënuar 4 milionë e 815 mijë e 385 dollarë fitim në këmbim të eksportit të 1 mijë e 504 ton çaj.

Sipas kësaj në gjysmën e parë të vitit eksporti i çajit i realizuar nga Turqia në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë u rrit për 26 për qind ndërsa në vlerë me 57,6 për qind.

Në krye të vendeve në të cilat u realizua eksporti ndodhen Belgjika, Gjermania dhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV).

Lajme të ngjashme