Pegasus do të fluturojë edhe në 17 vende të tjera jashtë shtetit

Linjat Ajrore Pegasus në muajin gusht do të fillojnë fluturimin ndaj 17 vendeve të tjera jashtë shtetit, përfshi edhe Rusinë.

1457077
Pegasus do të fluturojë edhe në 17 vende të tjera jashtë shtetit

Linjat Ajrore Pegasus në muajin gusht do të fillojnë fluturimin ndaj 17 vendeve të tjera jashtë shtetit, përfshi edhe Rusinë.

Në deklaratën e bërë nga Pegasus bëhet e ditur se pas rifillimit të fluturimeve jashtë shtetit më 11 qershor, në muajin gusht gradualisht do të fillojnë fluturimet në shumë vende.

Më 1 gusht fillojnë fluturimet në Tbilis të Gjeorgjisë, Teheran në Iran, Bagdad dhe Erbil në Irak, Doha në Katar, Bishkek në Kirgizi, Hurghada dhe Sharm El në Egjipt, Moskë, Krasnodar, Grozny dhe Mineralny Vody në Rusi dhe Kuvajt.

Në 2 gusht Pegasus do të fluturojë në Gjenevë të Zvicrës dhe Hanover të Gjermanisë kurse në 10 gusht që fluturojë për në Kazablanka të Marokut.

Linjat e planifikuara të hapen në 15 gusht sipas radhës janë "Çeki-Pragë, Francë-Marsejë, Itali-Romë, Spanjë-Barcelona dhe Madrid, Hungari-Budapest, Rumani-Bukuresht, Arabia Saudite-Xhide dhe Rijad".

 

 

Fjalët Kyçe: #Turqi , #Pegasus , #Pegasus Airlines

Lajme të ngjashme