“American Airlines” mund të dërgojë në pushim të detyrueshëm 25 mijë punonjës

Kompania ajrore “American Airlines” raportoi se mund të dërgojë 25.000 punonjës në pushim të detyrueshëm për shkak të efekteve ekonomike të epidemisë së llojit të ri të të koronavirusit (COVID-19).

1456285

Kompania ajrore u dërgoi një mesazh punonjësve të saj në lidhje me lejen e mundshme të detyrueshme.

Në mesazh, thuhet se kërkesa në sektorin e aviacionit u ngadalësua përsëri me rritjen e rasteve të infektimeve me COVID-19 dhe ri-aplikimin e kufizimeve në disa shtete.

Në mes të tjerash në mesazh thuhet se 25 mijë punonjës mund të dërgohen në pushim të detyrueshëm për shkak të efekteve ekonomike të epidemisë së COVID-19.

Bëhet e ditur se mes punonjësve të “American Airlines”, të cilëve u është dërguar mesazhi paralajmërues, ishin 2.500 pilotë, 9.950 personel fluturimi dhe 3.200 punonjës teknikë.

Edhe “United Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) njoftoi javën e kaluar se mund të dërgojë 36.000 punonjës në pushim të detyrueshëm për shkak të epidemisë së COVID-19 që ndikoi negativisht këtë sektor.

Lajme të ngjashme