Ruhani paralajmëron kompanitë eksportuese që nuk sjellin valutën në vend

Amerika me sanksionet ekonomike ndaj Iranit kërkon të nxjerrë vështirësi për sigurimin e valutës në vend.

1452135
Ruhani paralajmëron kompanitë eksportuese që nuk sjellin valutën në vend

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se eksportuesit që nuk sjellin në vend valutën e fituar do të gjobiten.

“Disa nga eksportuesit, të cilët i njohim si ‘komandantë’ të luftës kundër terrorit ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë shitur mallra jashtë shtetit por nuk kanë sjellë në vend 20 miliardë euro që kanë fituar. Për këta persona do të zbatojmë gjobitje”, tha Ruhani sipas kanalit televiziv shtetëror.

Ai bëri të ditur se Amerika me sanksionet ekonomike ndaj Iranit kërkon të nxjerrë vështirësi për sigurimin e valutës në vend dhe shtoi se Irani ka kapacitetin për të eksportuar 41 miliardë dollarë produkte jashtë shtetit përveç naftës dhe shifra në fjalë është e barasvlershme me valutën që nevojitet për importin në Iran.  

Qeveria iraniane ditët e fundit është në qendër të kritikave për shkak se monedha vendore ka humbur vlerë ndaj dollarit. Shumica e firmave eksportuese në vend përbëhet nga kompanitë shtetërore ose vakëfe të varura nga shteti.  Prandaj këto lloj kompanish që nuk e fusin valutën në vend janë larg asaj që thotë Ruhani për ndonjë lloj gjobe. Bëhet e ditur se kërcënimet e Presidentit iranian ndaj kompanive eksportuese bëhen për të parandaluar kritikat ndaj qeverisë si pasojë e rritjes së vlerës së dollarët në ditët e fundit në Iran.  

 


Lajme të ngjashme