THY rifillon me fluturime në Itali dhe Bullgari

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines, THY) ka rifilluar fluturimet e planifikuara për në Itali dhe Bullgari, të cilat u ndalën për një kohë për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1447096

Fluturimet për në Itali, vendi i parë që u prek seriozisht nga COVID-19 në Evropë, u pezulluan më 29 shkurt, ndërsa duke filluar nga sot do të realizohen fluturimet e para Romë-Stamboll dhe Milano-Stamboll.

Fluturimi i parë nga Roma përfshinte 105 pasagjerë, ndërsa fluturimi nga Milano u bë me 138 pasagjerë.

Në këtë fazë nga këto fluturime mund të përfitojnë personat që kanë leje qëndrimi në Itali dhe ata që duhen të udhëtojnë për arsye shëndetësore dhe të biznesit si dhe shtetasit italianë.

Ndërkaq edhe fluturimet e THY-së për në Bullgari të pezulluara më 16 mars, filluan nga sot.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga përfaqësia e THY-së në Sofje thuhet se fluturimet që do të kryhen si 5 herë në javë, 3 fluturime në mëngjes dhe 2 në mbrëmje, pritet të rriten sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë pasagjerët e avionit të parë që bëri ulje në mëngjes në kryeqytetin Sofje të Bullgarisë, u pritën në aeroport nga sekretari i ambasadës së Turqisë, Erman Topçu.

Topçu deklaroi që nëse masat hiqen dhe normalizimi sigurohet plotësisht në ditët në vijim fluturimet do të bëhen edhe në Sofja edhe në Varna.

Lajme të ngjashme