Treni elektrik kombëtar turk zbret në shina në fund të 2020-s

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailollu (Adil Karaismailoğlu) deklaroi se treni elektrik kombëtar do të jetë në shina në fund të këtij viti.

1445406
Treni elektrik kombëtar turk zbret në shina në fund të 2020-s
milli tren 1.jpg

Në fjalën e tij mbajtur në Sakarya gjatë ceremonisë organizuar në fabrikën ku do të nisin testet e trenave të parë elektrikë prodhim vendor, Karaismailollu tha se ata janë të vendosur ta vazhdojnë nismën e tyre në teknologjinë hekurudhore për t’i prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare këto sisteme.

"Qëllimi ynë është që ta bëjmë Turqinë një qendër të rëndësishme në prodhimin e mjeteve të sistemit hekurudhor",- shtoi ai.

Duke sqaruar se kompletet e trenave vendas dhe kombëtar prodhohen me një shpejtësi operative 160 kilometra në orë dhe një shpejtësi projektimi 176 kilometra në orë, ministri Karaismailollu tha se ky tren bart veçoritë që të përmbushë në nivelin më të lartë kërkesat dhe pritjet për sa i përket sigurisë dhe komoditetit të pasagjerëve duke vendosur në plan të parë sigurinë e udhëtimit me tren.

Karaismailollu tha se kapaciteti i përgjithshëm i ulëseve të një treni me 5 vagonë elektrikë është 324 dhe 2 prej tyre janë të rezervuar për pasagjerët me aftësi të kufizuara.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës deklaroi se treni prototip, prodhimi i të cilit ka përfunduar tashmë, është prodhuar me një kontribut vendor 60 për qind dhe objektivi për prodhimin në seri është që shkalla e kontributit vendor të jetë 80 për qind.

"Kompleti i prototipit të parë vendor është prodhuar me një kosto 20% më të ulët krahasuar me produktet e ngjashme që sillen nga jashtë", sqaroi ai. 

"Vendi ynë tani është i aftë t’i prodhojë vetë trenat e shpejtë dhe trenat me shpejtësi të lartë. Këtej e tutje nuk ka më nevojë që Turqia t’i sigurojë jashtë shtetit sisteme të tilla”, përfundoi ministri Karaismailollu.

 


Lajme të ngjashme