Lagard: Shpresoj që eurozona ta ketë kapërcyer pikën më të ulët të krizës ekonomike

Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde tha se ka gjasa që eurozona ta ketë kapërcyer pikën më të ulët të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

1444057
Lagard: Shpresoj që eurozona ta ketë kapërcyer pikën më të ulët të krizës ekonomike

Këto deklarata Lagarde i bëri në fjalën drejtuar samitit “Ylli Polar”, organizuar online nga Shoqata Evropiane e Biznesmenëve, ku ajo theksoi se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë një çështje shumë e ndërlikuar dhe shtoi se rimëkëmbja nuk do të jetë e plotë dhe, siç tha ajo, transformuese.

Ajo e paralajmëroi botën e biznesit që të marrë masat e nevojshme në rast të valës së dytë të virusit, të cilën tashmë e kanë paralajmëruar shumë ekspertë, ndërsa u shprese ka mundësi që pika më e ulët në krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19 në eurozonën të ketë kaluar.

Duke vënë në dukje se tregtia globale do të ulet ndjeshëm Lagard tha se të gjithë duhet t'u kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve që janë goditur nga kriza ekonomike aktuale.

Krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 Lagard e cilësoi më të rëndë se krizën financiare 2008-2009, duke shtuar se do të marrë kohë që kursimet e tanishme të shndërrohen në investime dhe konsum.

Më në fund ajo tha ajo mendon që liderët e Bashkimit Evropian (BE) nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për Fondin e Shpëtimit më 17 korrik, qëllimi i të cilit është të lehtësojë krizën e shkaktuar nga COVID-19.



Lajme të ngjashme