«Turkish Airlines» realizon nesër një fluturim riatdhesimi nga Nju-Jorku

«Turkish Airlines» (THY) do të kryejë këtë të enjte (25 qershor) një fluturim të veçantë riatdhesimi për shtetasit turq që kanë mbetur të bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për shkak të pandemisë.

1442242
«Turkish Airlines» realizon nesër një fluturim riatdhesimi nga Nju-Jorku

Shoqëria ajrore turke «Turkish Airlines» (THY) do të kryejë këtë të enjte (25 qershor) një fluturim të veçantë riatdhesimi për shtetasit turq që kanë mbetur të bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për shkak të pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

"THY planifikon të bëjë ditën e enjte, 25 qershor 2020, në orën 12:00 me orën lokale (New York) një fluturim ekskluziv (TK 4902) nga aeroporti «JFK» i Nju-Jorkut për në Stamboll," njoftoi Konsullata e Përgjithshme Turke në Nju-Jork.

Biletat mund të sigurohen përmes qendrës së thirrjeve të THY-së, adresës elektronike “nycinfo@thy.com” dhe zyrës së THY në Nju-Jork.

"Pasagjerët me simptoma të Covid-19 ose të diagnostikuar më parë me këtë sëmundje nuk do të pranohen, pasi kjo është e pamundur për sa i përket sigurisë së udhëtarëve të tjerë në aeroplan", sqaron kompania.

Avioni i parë i THY-së që ishte nisur nga ShBA me pasagjerë për një fluturim të rregullt mbërriti në Stamboll më 21 qershor, në kuadër të rifillimit gradualisht të fluturimeve ndërkombëtare pas një ndërprerjeje gati 3-mujore për shkak të kufizimeve të koronavirusit (Covid-19).

Edhe pse fluturimet e rregullta të THY-së nga qytetet Çikago dhe Uashington të ShBA-së kanë nisur, nga Nju-Jorku fluturimet nuk janë planifikuar ende.

 


Lajme të ngjashme