Kina regjistron modelet e makinës së parë turke TOGG

Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) regjistroi në Agjencinë Kineze të Patentave modelet e saj “SUV” dhe “Sedan”.

1442622
Kina regjistron modelet e makinës së parë turke TOGG

Grupi (TOGG) njoftoi të mërkurën përmes një postimi në «Twitter» se agjencia kineze e patentave kishte pranuar aplikimin e saj për regjistrimin e të drejtave për pronësinë intelektuale dhe industriale për modelet “SUV” dhe “Sedan”.

“Pas BE-së modelet tona «SUV» dhe «Sedan» tani u regjistruan edhe nga Agjencia Kineze e Patentave në emër të TOGG. Radhën e kanë kontinentet e tjera. Vazhdon udhëtimi ndërkontinental #YeniLigeYolculuk”, shkruan kompania në llogarinë e saj në «Twitter»

Në prill modelimet e brendshme dhe të jashtme të makinave të TOGG ishin regjistruar nga Zyra e Pronës Intelektuale të BE (EUIPO).

TOGG do të prodhojë pesë modele të ndryshme – “SUV”, “Sedan”, “C-Hatchback”, “B-SUV” dhe “B-MPV” - dhe do të zotërojë deri në vitin 2030 të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale.

Kostoja e fabrikës pritet të arrijë në 22 miliardë lira turke (3,7 miliardë dollarë), ku do të punësohen 4.323 vetë, përfshirë 300 personel të kualifikuar.

 


Lajme të ngjashme