Turqia shënoi rritje në eksportin e çajit

Eksportet e Turqisë të çajit gjatë 5 muajve të fundit kapën shifrën prej 6 milionë e 379 mijë e 810 dollarëve.

1436453
Turqia shënoi rritje në eksportin e çajit

Eksportet e Turqisë të çajit gjatë 5 muajve të fundit kapën shifrën prej 6 milionë e 379 mijë e 810 dollarëve.

Eksportet u rritën me 47,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Unionit të Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi, Turqia gjatë periudhës janar-maj eksportoj 1.639 tonë çaj në 87 vende. Nga eksporti në fjalë u kap shifra prej 6 milionë e 379 mijë e 810 dollarë të ardhura.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë u shënuan të ardhura 4 milion e 324 mijë e 307 dollarë nga eksporti i 1.380 tonelatave të çajit. Sipas kësaj eksporti i çajit i bërë gjatë 5 muajve të parë të vitit u rrit me 18,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe u rrit në 47,5 për qind në vlerë.

Belgjika, Gjermania dhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ishin vendet kryesore ku Turqia eksportoj çajin.

Në 5 muajt e parë të vitit nga Turqia në Belgjikë janë shitur 556 tonë çaj dhe u kap shifra prej 2 milionë e 298 mijë e 393 dollarë të ardhura.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 536 mijë e 208 dollarë të ardhura janë marrë nga 143 tonë eksporte të çajit në vendin në fjalë. Kështu, eksportet e çajit në Belgjikë u rritën me 288,9 për qind dhe 328,6 për qind në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Belgjika pasohet nga Gjermania me eksporte prej 903 mijë e 165 dollarë dhe RTQV me shitje 583 mijë e 798 dollarë.



Lajme të ngjashme