Banka Botërore miraton garancinë e pjesshme të kredisë prej 250 milionë eurosh për “Turk Eximbank”

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi garancinë e pjesshme të kredisë prej 250 milionë eurosh, e cila do t'i sigurohet bankës “Turk Eximbank” për Projektin e Garancisë së Financimit Afatgjatë të Eksporteve të Turqisë.

1436057
Banka Botërore miraton garancinë e pjesshme të kredisë prej 250 milionë eurosh për “Turk Eximbank”

Sipas një komunikate të lëshuar nga Banka Botërore, ky projekt synon të shtojë qasjen e sipërmarrjeve të vogla e të mesme eksportuese me më pak se 250 të punësuar (SVM) dhe sipërmarrjeve të mesme e të mëdha me 250-1.500 të punësuar në instrumentet e financimit afatgjatë.



Lajme të ngjashme