Zv.presidenti Oktay: Turqia do të jetë fuqia alternative e prodhimit global

"Fuqia alternative e prodhimit global në periudhën e ‘normalizimit të ri’ do të jetë Turqia”,- theksoi zv/presidenti Fuat Oktay në një konferencë për biznesin post-Covid-19.

1428797
Zv.presidenti Oktay: Turqia do të jetë fuqia alternative e prodhimit global

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay mori pjesë me videkonferencë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve Turq (TUSIAD) me temë "Biznesi gjatë dhe pas pandemisë Covid-19”.

Në fjalën e tij, ndihmëspresidenti Oktay u ndal në rëndësinë e prodhimit vendor.

"Ne jemi të vendosur për të mbrojtur me të gjitha politikat industrinë tonë vendore ndaj presionit të importit”,- u shpreh ai.

"Fuqia alternative e prodhimit global në periudhën e ‘normalizimit të ri’ do të jetë Turqia”,- theksoi zv/presidenti Oktay. 

 


Lajme të ngjashme