THY rrisin numrin e fluturimeve brenda vendit pas lehtësimeve të masave ndaj Covid-19

Linjat Ajrore Turke (THY) duke filluar nga data 4 qershor do të rrisin numrin e fluturimeve brenda vendit.

1427618
THY rrisin numrin e fluturimeve brenda vendit pas lehtësimeve të masave ndaj Covid-19

Linjat Ajrore Turke (THY) duke filluar nga data 4 qershor do të rrisin numrin e fluturimeve brenda vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Eksi tha se do të fillojë rritja e fluturimeve të brendshme (në kuadër të lehtësimit të masave ndaj Covid-19) pas datës 4 qershor.

“Duke filluar nga data 4 qershor nga Stambolli do të realizohen fluturime drejt 34 qyteteve të Anadollit, 15 nga Ankaraja dhe 14 nga Sabiha Gokçen (Stamboll)”, shkroi Eksi në llogarinë e tij në “Twitter”.  

Gjithashtu Linjat Ajrore Turke duke filluar nga data 18 qershor nga 16 qytete të 6 vendeve do të realizojë fluturime në 14 pika të Anadollit.   

 


Lajme të ngjashme