BE-ja zgjat deri në qershor 2021 sanksionet kundër regjimit të Esadit

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka deklaruar se është marrë vendimi për zgjatjen deri më 1 qershor 2021 të masave kufizuese që zbatohen kundër regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij duke qenë se represioni i tij ndaj popullatës civile në Siri.

1425515
BE-ja zgjat deri në qershor 2021 sanksionet kundër regjimit të Esadit

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka deklaruar se është marrë vendimi për zgjatjen deri më 1 qershor 2021 të masave kufizuese që zbatohen kundër regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij duke qenë se represioni i tij ndaj popullatës civile në Siri vazhdon ende.

Sipas vendimit në fjalë, afati i masave kufizuese të BE-së kundër regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij do të zgjatet edhe një vit për t’u aplikuar deri më 1 qershor 2021.

Numri i personave të përfshirë në listën sanksionuese të BE-së për rolin që kanë luajtur në ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile në Siri ka arritur në 273, sipas të njëjtës deklaratë.

Me vendimin në fjalë, Brukseli ndalon rreptësisht udhëtimin e këtyre 273 personave në territoret e bllokut 28-anëtarësh dhe ngrin të gjitha pasuritë e tyre në BE.

Gjithashtu Unioni zbaton sanksione edhe kundër 70 institucioneve siriane, të cilave u bllokohen pasuritë në vendet anëtare të BE-së. Mes tyre renditet edhe Banka Qendrore e Sirisë.

Sanksionet e BE kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, parandalimin e eksportit të pajisjeve teknike dhe teknologjisë, që mund të përdoren [nga regjimi] për të ushtruar presion ndaj popullit, si dhe embargon e naftës.



Lajme të ngjashme