Turqia, e treta në botë me më shumë plazhe me “Flamur Blu”

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit njofton përmes një deklarate se Turqia e ka mbajtur pozicionin e saj edhe këtë vit në kategorinë "Flamuri Blu", një nga çmimet më ekskluzive të turizmit dhe mjedisit në botë.

1422466
Turqia, e treta në botë me më shumë plazhe me “Flamur Blu”
Türkiye mavi bayrak.jpg
TURKIYE MAVI BAYRAK.jpg
samsun mavi bayrak.jpg
edremit körfezi 18 mavi bayrak.jpg
mavi bayrak

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton përmes një deklarate se Turqia e ka mbajtur pozicionin e saj edhe këtë vit në kategorinë "Flamuri Blu", një nga çmimet më ekskluzive të turizmit dhe mjedisit në botë.

Sipas vlerësimeve të Fondacionit Ndërkombëtar për Edukim Mjedisor (Foundation for Environmental Education FEE) me qendër në Kopenhagë, Turqia u bë vendi i tretë me më shumë “Flamurë Blu” në botë pas Spanjës dhe Greqisë.

Numri i plazheve të cerfitikuara me “Flamurin Blu” këtë vit është rritur në 486 nga 463 që kishte qenë vitin e kaluar.

“Flamurin Blu” këtë vit e merituan në Turqi 22 marina dhe 7 jahte.

Shpërndarja e plazheve me “Flamur Blu” është: 206 në Antalie, 105 në Mugla, 35 në Aydin, 52 në Izmir, 31 në Balikesir, 2 në Stamboll dhe 13 në Samsun. Gjendja nuk ka ndryshuar për plazhet dhe marinat e jahteve në rrethet: Çanakkale, Kırklareli, Kocaeli, Düzce, Ordu, Mersin dhe Van.



Lajme të ngjashme